Privatesia

Privatësia dhe mbrojtja e të dhënave personale

Detajet dhe të dhënat tuaja personale që na jepni janë thelbësore për përpunimin dhe dërgimin e porosive tuaja, kryerjen e shërbimeve nga ana jonë në mënyrë sa më profesionale dhe efikase, si dhe për faturimin, prandaj mosdhënia e këtyre të dhënave do të rezultojë në anulimin e porosisë suaj. Duke u regjistruar në Website, ju pranoni të na jepni informacione të të vërteta dhe të sakta si dhe pranoni përpunimin e të dhënave personale nga ana jonë. Komunikimi i informacionit të rremë është në kundërshtim me kushtet dhe termat e përgjithshme të inventionalbania.com.

Ju keni të drejtën e përhershme për të aksesuar dhe korrigjuar të gjithë informacionin që ju intereson, në përputhje me ligjet ndërkombëtare dhe kombëtare të vendit. Ju mundeni në çdo kohë të bëni kërkesë te inventionalbania.com për të gjetur se çfarë informacioni personal ne mbajmë në lidhje me ju. Ju mundeni në çdo kohë, dhe sipas kërkesës tuaj, të modifikoni këtë informacion. Ne do të ruajmë dhe përpunojmë të dhënat tuaja personale në përputhje me ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Cookies regjistrojnë disa informacione të cilat ruhen në hard drive tuaj. Ky informacion na mundëson të gjenerojmë statistika në bazë të të dhënave nga vizitorët në faqen tonë dhe të sugjerojmë produkte që mund t’ju interesojnë sipas artikujve që keni zgjedhur kur keni vizituar më parë faqen inventionalbania.com. Cookies nuk përmbajnë asnjë informacion konfidencial në lidhje me ju.